Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koreja e Veriut mund të rinisë testet bërthamore

Nga A2 CNN
15 Mars 2019, 18:52 | Bota
Koreja e Veriut mund të rinisë testet bërthamore

Lideri koreano-verior Kim Jong Un mund t’i ndërpresë bisedimet me Shtetet e Bashkuara për denuklearizmin. Këtë e tha zëvendësministrja e jashtme në Korenë e Veriut Choe Sun-hui.

“Diplomatët amerikanë hoqën dorë nga një mundësi e artë në takimin e fundit mes Presidentit Trump dhe Kim Jong Un. Nuk kemi ndërmend të dorëzohemi përballë kërkesave të Shteteve të Bashkuara, dhe as të përfshihemi në negociata të këtij lloji”, tha ajo.

Koreja e veriut u zotua të shkatërronte kompleksin kryesor bërthamor të Yongbyon. Por bisedimet dështuan pasi Trump refuzoi të hiqte  sanksionet nëse Peniani nuk do t’i shkatërronte të gjitha zonat nukleare. Siç bëri të ditur zv.ministrja e jashtme e Penianit, Kim Jong Un do të bëjë së shpejti një njoftim zyrtar mbi qëndrimin e tij lidhur me bisedimet e ardhshme më SHBA. Zyrtarja e lartë e cituar nga agjencia ruse e lajmeve Itar Tass, akuzoi përfaqësuesit e Uashingtonit për sjelle prej gangsteri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani