Kriza politike, raportuesi në Bundestag: Edhe Qeveria ka përgjegjësi

Parlamenti gjerman e konsideron edhe qeverinë shqiptare, përgjegjëse për krizën politike në vend. Ky qëndrim u bë i ditur nga raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut, Christian Schmidt. “Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar”, u shpreh ai për “Deutsche Welle”.

Komisioni i Jashtëm është një ndër organet kryesore gjermane që vendosin për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Ndër të tjera, Schimdt kritikon opozitën për bojkotin e parlamentit. Gjithashtu bëri me dije se planifikon që të vizitojë vendin tonë së shpejti për t’u informuar për gjendjen aktuale.

Shkarkoni aplikacionin e A2