Kukësi me 2 deputetë, kandidati i fundit i PD refuzon mandatin

Nga sot, ne Kuvend, qarku i Kukësit do të ketë vetëm dy deputetë. Në zgjedhjet e fundit, nga ky qark dolën 3 deputetë. Kjo pasi, kandidati i fundit në listën e Partisë Demokratike që mund të merrte mandatin e ish-deputetit demokrat, Isuf Çelaj refuzoi të jetë në Kuvend. Miftar Dauti nuk ka dorëzuar brenda afatit formularin e dekriminalizimit, duke hequr dorë nga mandati.

Refuzimi i mandatit nga kandidati i PD, rihapi debatin e kalimit të mandateve nga njëra force politike në tjetrën. Por, sipas ish-kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, nuk ekziston asnjë mundësi e tillë, pasi kjo nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor. “Mandati i një subjekti zgjedhor nuk mund t’i kalojë një subjekti tjetër, për sa kohë këto nuk janë në koalicion me njëri-tjetrin”, tha Celibashi për A2 CNN.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN