Mediu: Djegia e mandateve, për kthimin e parlamentarizmit

Në një takim me strukturat e partisë së tij në Tiranë, një ditë para protestës së opozitës, kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se të gjithë duhet të kenë një komunikim më agresiv në kontaktet me ndërkombëtarët, për të pasqyruar gjendjen e vërtetë të Shqipërisë.

“Ne besojmë që ndajmë në mënyrë të padiskutueshme të njëjtat vlera dhe qëllime me vendet e tjera anëtare. Duam të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian, me ata do ta kemi partneritetin nesër, prandaj ka nevojë për një politikë shumë më agresive të opozitës në kontakt me ndërkombëtarët që këtë realitet që prekin shqiptarët ta kthejmë në një realitet bindës të kuptueshëm edhe për ta”, tha Mediu.

“Dalja nga Parlamenti nuk ishte një tekë e opozitës për të vënë para përgjegjësisë Edi Ramën. Dalja nga Parlamenti ishte për t’i dhënë jetë parlamentarizmit, sepse nuk mund të pranonim që Shqipëria të shkojë drejt një sistemi që nuk ka asnjë dallim nga sistemi që ka vendosur sot Putini në Rusi”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN