Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Retorika e Lulzim Bashës, si u zbut qëndrimi i tij në 1 muaj?

Nga A2 CNN
15 Mars 2019, 21:29 | Politikë
Retorika e Lulzim Bashës, si u zbut qëndrimi i tij në 1 muaj?

Opozita kthehet sërish në protestë para Kryeministrisë, me të njëjtën kërkesë që doli para zyrës së Edi Ramës në 16 shkurt, atë për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Thirrjet drejt 16 shkurtit u radikalizuan ditë pas dite në qytetet e vendit.

Por më 16 shkurt, pas përplasjes se protestuesve me policinë dhe shpërndarjes së saj me gaz lotsjellës, Basha akuzoi Ramën për provokim dhe i quajti aktet e dhunës, si pjesë e një skenari dhunë nxitës nga Kryeministri. Një javë më pas, opozita dorëzoi mandatet dhe shigjetat e akuzave të Lulzim Bashës ranë mbi Parlamentin.

Masat e sigurisë në 4 protesta të opozitës kanë qenë maksimale. Policia nuk ka munguar në asnjë rast në fjalimet e Lulzim Bashës, por nga fajtorë për zbatimin e urdhrit për nxitje dhune, krye opozitari zbuti dukshëm tonet. Duket se takimet me faktorin ndërkombëtar e dhanë efektin e tyre. Lulzim Basha u pa më i qeshur në çdo dalje publike larg thirrjeve radikale që flisnin për qeveritarë të zënë në çark. Në 16 mars, Basha fton për të marrë familjaret me vete në protestën e dytë kombëtare. Ata që nuk kursen në asnjë rast Lulzim Basha, janë deputetët që pranuan të marrin mandatin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli