Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Lleshaj: Dhunë e verbër, keqardhje për degradimin e opozitës

Nga A2 CNN
16 Mars 2019, 17:25 | Aktualitet
Lleshaj: Dhunë e verbër, keqardhje për degradimin e opozitës

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, reagoi në rrjetet sociale për protestën e opozitës, ku pati përsëri momente tensioni dhe policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve pranë Kuvendit.

“Edhe sot Policia e Shtetit u vu në shënjestër të dhunës së verbër që mësynte ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Keqardhje për degradimin e opozitës parlamentare në gjendje parapolitike dhe respekt për përgjegjshmërinë e profesionalizimin e Policisë së Shtetit”, shkruan Lleshaj në Twitter.

Më herët, edhe Policia e Shtetit përmes një deklarate për mediat e quajti në kundërshtim të plotë me ligjin grumbullimin e protestuesve te Parlamenti, pasi sipas saj nuk ishte përfshirë në kërkesën e organizatorëve.

“Gjatë tubimit të paligjshëm përpara Kuvendit, protestuesit krijuan incidente me Policinë dhe më pas e goditën, gjatë përpjekjes për të çarë kordonin e forcave të rendit. Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit u hodhën gurë dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë u lënduan dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 3 punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në deklaratën e Policisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu