Protesta e opozitës, marshim dhe rrethim institucionesh e gaz lotsjellës

Opozitarët u kthyen sërish para Kryeministrisë, në të pestën protestë për largimin e Edi Ramës. Ndryshe nga 16 shkurti, itinerari i opozitës ishte ndryshe. U shmangën fjalimet për t’u zëvendësuar me marshime përreth Kryeministrisë.

Lulzim Basha dhe protestuesit krijuan një rrethim të Kryeministrisë përmes marshimit. Pas dy marshimeve tek Kryeministria, lidershipi opozitar priu protestuesit tek Bashkia e Tiranës dhe më pas te Kuvendi i Shqipërisë, ku edhe ndodhi konfrontimi më i ashpër me policinë.

Nga Kuvendi, kryeopozitari Lulzim Basha dhe protestuesit u rikthyen sërish aty ku nisën marshimin te selia e Partisë Demokratike.

Besën e dha fillimisht në mbrojtje të tyre që u dhunuan në protestë. Apeli më i fortë ishte për ndërkombëtarët që e kishin njohur si legjitim Parlamentin dhe kishin bërë thirrje për protestë paqësore.

Për t’u siguruar se mesazhin do ta merrnin të drejtpërdrejtë, Basha u foli në gjuhën e tyre. Dhe iu rikthye akuzave për deputetët që zgjidhin të marrin mandatet. Lideri i opozitës i kërkoi protestuesve të mos përçahen.

Shkarkoni aplikacionin e A2