Protesta e Opozitës, vëmendje të veçantë nga mediat ndërkombëtare

Si çdo manifestim tjetër, edhe këtë radhë mediat ndërkombëtare treguan interes të veçantë për protestën e opozitës. Associated Press shkruan se mbështetësit e Partisë Demokratike u mblodhën përpara kryeministrisë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Protestuesit dhe liderët e opozitës akuzojnë ekzekutivin për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, thekson agjencia ndërkombëtare e lajmeve. Të njëjtën gjë raporton edhe “Deutsche Welle”.

Ndërsa agjencia italiane e lajmeve, Ansa, thekson se autoritetet shqiptare angazhuan 1800 agjentë, vendosen kamera të sigurisë dhe fortifikuan dyert dhe dritaret e kryeministrisë për shkaqe sigurie. Ndërkaq të gjitha mediat ndërkombëtare raportojnë paralajmërimet e delegacionit të BE-së dhe ambasadës së SHBA-ve ndaj opozitës për të shmangur përdorimin e dhunës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN