Protesta të dhunshme në Francë, rindizen “Jelekët e Verdhë”

Rindizen protestat e “Jelekëve të Verdhë” në Francë. Manifestuesit dogjën kioska dhe dëmtuan dyqane të ndryshme në Paris, ndërsa u mblodhën në kryeqytet për raundin e 18. Pastaj filluan dhe përplasjet e dhunshme me policinë.

Agjentët iu kundërpërgjigjën atyre me shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Synimi kryesor i protestuesve është rrëzimi i presidentit Emmanuel Macron.

“Jam këtu sepse ne duhet të rrëzojmë Macron. Ka shumë tregues që vërtetojnë se nuk është arritur asgjë, që nga referendumi i qytetarëve, taksat dhe pensionet”, shprehet një prej protestuesve.

Me manifestimin e kësaj të shtune, u bënë 4 muaj që kur “Jelekët e Verdhë” pushtuan rrugët e të gjithë Francës për të kundërshtuar rritjen e çmimit të karburantit dhe politikat e presidentit Macron.

Ata tashmë janë shndërruar në parti politike dhe synojnë pjesëmarrjen në zgjedhjet europiane.

Shkarkoni aplikacionin e A2