Rama për protestuesit: Rrogëtarë të ndërmarrjes parti

Nga Berati, ku po zhvillon një aktivitet në lidhje me turizmit, Kryeministri Edi Rama ka folur për protestën e sotme, duke u marrë fillimisht me njerëzit e mbledhur rreth godinës së zyrës së tij këtë të shtunë.

“Ata që shkojnë në protesta të orkestruara për t’u materializuar në dhunë, një pjesë janë rrogëtarë, të cilët marrin një rrogë si punonjës të administratave lokale politike dhe janë punëtorë të ndërmarrjes parti që i thërret në një rrëmujë”, tha Rama.

Kryeministri përsëriti gjithashtu se kjo që po ndodh në vend mund të ndikojë në rrugën europiane të Shqipërisë, që në qershor pret vendimin e Bashkimit Europian për nisjen e negociatave për anëtarësim. “Nuk është se na e bëjnë më të lehtë me partnerët tanë europianë procesin që duhet të finalizojmë për hapjen e negociatave. Ju japin argument atyre që nuk duan, që të thonë ju nuk keni as minimumin e maturisë, jeni akoma në epokën e gurit politik, se nuk keni mësuar akoma se mandati i popullit nuk digjet, nuk e njeh historia”, shtoi Kryeministri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN