Sërish protestë të dielën? Pritet vendimi

Opozita mund të dalë sërish në protestë të dielën. Të paktën kështu po diskutohet brenda ambienteve të Partisë Demokratike, ku Lulzim Basha është mbledhur me aleatët pak minuta pas mbylljes së protestës së të shtunës. Ende nuk ka asnjë vendim zyrtar në lidhje me këtë.

Në fakt, për ditën e sotme PD kishte njoftuar se do të qëndronte për 48 orë në protestë, por ajo u mbyll pas më shumë se 3 orësh, përgjatë të cilave protestuesit marshuan rreth Kryeministrisë për disa orë e më pas pati edhe disa momente tensioni para godinës së Parlamentit, ku policia ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë.

Mbetet për t’u parë reagimi i autoriteteve nëse do të lajmërohet për protestë, pasi po të dielën, Bashkia e Tiranës ka në program për të organizuar festimet e Ditës së Verës, që nuk u realizuan më 14 mars për shkak të motit jo të përshtatshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN