Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shkaktoi masakrën në Zelandë, zbulohet e shkuara në Turqi e autorit

Nga A2 CNN
16 Mars 2019, 21:14 | Bota

I buzëqeshur dhe duke bërë veprime të supremacistëve, dukshëm jo i penduar për atë që bëri. Kështu u paraqit në gjykatë 28-vjeçari nga Australia, Brenton Harrison Tarrant, i cili të premten kreu sulmin terrorist më të tmerrshëm në historinë e Zelandës së Re, duke vrarë 49 persona në dy xhami të ndryshme në Krajstçërç.

Për masakrën e tij, që u nxit nga urrejtja ndaj myslimanëve, Tarrant u ngarkua me vetëm një akuzë për një vrasje.

Ndërsa pritet që dhe akuza të shumta kundër tij të ngrihen së shpejti. Ndërkaq, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern mbajti një konferencë për shtyp ku zbuloi se agresori kishte synim të vijonte dhe më tej masakrën e tij.

Ajo garantoi se ligji për posedimin e armëve do të rishikohet. “Pa dyshim që qytetarët do të pyesin se si dikush mundi të posedonte armë të tilla. Një nga çështjet me të cilat po përballemi është se armët e përdorura në këtë rast janë modifikuar. Kjo është një sfidë me të cilën policia është hasur dhe ne do të përpiqemi ta adresojmë duke ndryshuar ligjet tona”, tha kryeministrja.

Ndërkohë, detaje të reja janë zbuluar rreth autorit. Tarrant ka qëndruar për një kohë të gjatë në Turqi dhe hetuesit po kontrollojnë të gjitha kontaktet e tij atje. Gjithashtu po verifikohen edhe shtete të tjera ku mund të ketë udhëtuar 28vjeçari përpara sulmit kundër myslimanëve në Zelandën e Re.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani