Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bayern fiton një "set" me Mainzin, rikthehet i "magjishëm" James Rodriguez

Nga A2 CNN
17 Mars 2019, 20:16 | Futboll
Bayern fiton një "set" me Mainzin, rikthehet i

Bayerni i Mynihut ka marrë tashmë një besim që do çojë atë drejt fitores të një tjetër titulli gjerman.

Bavarezët shkatërruan Mainzin “e gjorë” me shifrat tenistike 6-0, ku protagonist ishte kolumbiani James Rodriguez. Sulmuesi, që gjatë këtij viti ka qenë në qendër të polemikave për një performancë jo të denjë për talentin e tij, që e kishte çuar deri në mënjanim, sot u rikthye me një tripletë që vlen si një kartëvizitë interesante për fundin  e sezonit.

Rodriguez shënoi në minutat 33’, 51’ dhe 55’, ky i fundit vërtet i bukur teknikisht. Golat e tjerë u shënuan nga Lewandoski (3’), Coman (39’) dhe Davies (70’).

Me fitoren e sotme Bayern nuk i ndahet Borussia Dortund në Krye të Bundesligës, me 60 pikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani