Pak kohë më parë, këngëtari 25-vjeçar Justin Bieber bëri publike problemet e tij me depresionin me anë të një postimi në llogarinë e tij të “Instagramit”, ndërsa tashmë situate duket se po i rrëshket nga duart.
Ai është fotografuar së fundi në publik në një park në plazhin Laguna të Kalifornisë, ku ka ndarë një bisedë të tensionuar me bashkëshorten e tij, Hailey Baldwin, me të cilën u martua vetëm pak kohë më parë.
Menjëherë mediat rozë kanë nisur të shkruajnë se çiftit ka problem serioze dhe se ndarja është gjëja e duhur për ta.
Ylli I televizionit amerikan, Wendy Williams ka këshilluar publikisht modelen 22-vjeçare Baldwin të ndahet nga Bieber.
Williams thotë se modelja është shumë e re për të menaxhuar situatën në të cilën ndodhet aktualisht partneri i saj.
Ata u martuan shtatorin e kaluar në një ceremoni civile në Manhattan, por planet e çiftit për një ceremoni fetare fetare para familjes dhe miqve janë shtyrë, pasi Justin po lufton me probleme të shëndetit mendor.