Bushati takohet me Kotzias: Negociatat të vështira me Greqinë!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është takur në Athinë, në sajë të konferencën shkencore të organizuar nga Ministri e Jashtme Greke dhe Universiteti i Pireut, me ish-ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias.

Bushati ka folur për negociatat me palën greke, duke i vlerësuar ato si të vështira. “Nga eksperianca ime në raportet dypaleshe me Greqinë, gjëja më e lehtë është të parashtrosh pozicionin tënd përballë fqinjit dhe kjo të bën shumë të pëlqyer brenda vendit por ama është e pamjaftueshme për të ndryshuar gjërat. Së bashku me Nikos Kotzias dhe me ekipet tona ne vendosëm që të angazhohemi për të zgjidhur çështjet dypaleshe të paketës dhe unë besoj që diplomatet tanë dhe Kryeministrat do ta perfundojnë këtë proces, duke siguruar cilesinë dhe integritetin e debatit publik, i cili nuk duhet lejuar që të helmohet. Unë shpresoj që paketa me Greqinë do të kthehet në një histori tjetër suksesi në rajonin tonë”, nënvizoi ai.

Ndërsa ish-Ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias u shpreh se “Vijuam për të zgjidhur probleme prej dekadash me Shqipërinë. Miku Ditmir Bushati, një Ministër jashtëzakonisht inteligjent dhe krijues, së bashku me ekipin e tij negociues, arriti së bashku me ne, në zgjidhjen e pothuajse të gjithë këtyre çështjeve. Disa duket se nuk dëshirojnë përfundimin zyrtar të gjendjes së luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë që nga Lufta e II Botërore. Por ne kemi ndërmarrë hapa seriozë në bashkëpunimin tonë. Ditmir të falënderoj për çdo gjë të mirë që bëmë për popujtë tanë dhe për bashkëpunimin e shteteve tona”.

Shkarkoni aplikacionin e A2