Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Juventusi pëson humbjen e parë, pa Ronaldon tjetër skuadër

Nga A2 CNN
17 Mars 2019, 14:24 | Futboll
Juventusi pëson humbjen e parë, pa Ronaldon tjetër skuadër

Pas triumfit mëse të merituar ndaj Atletico Madrid në Champions League, Juventusi është dorëzuar në Serie A duke marrë humbjen e parë.

Genoa është skuadra që arriti të thyejë kampionët bardhezi këtë sezon, të cilët nuk kishin dalë asnjëherë të humbur në 27 javët e para të kampionatit.

Pa Ronaldon në fushën e lojës, Juventusi është dorëzuar në Genoa në një humbje 2-0. Një ish si Sturaro realizoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 72, ndërsa 9 minuta më vonë ishte maqedonasi Pandev që e vulosi rezultatin në 2-0.

Pavarësisht kësaj humbje, Juventusi qëndron i qetë në krye të renditjes, me një diferencë të konsiderueshme prej 18 pikësh nga Napoli i vendit të dytë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë