Kastrioti, fitore shprese ndaj Tiranës

Tirana ka marrë humbjen e parë në Kategorinë Superiore për vitin 2019-të duke u mposhtur minimalisht 1-0 nga Kastrioti.

Krutanëve u ka mjaftuar një penallti shumë e debatuar e kthyer në gol nga Marku në minutën e 27-të të pjesës së parë për të rrëmbyer 3 pikët aq të dëshiruara në garën për mbijetesë.

Me këtë fitore, Kastrioti mbetet në vendin e parafundit, por tashmë është vetëm një pikë larg nga Luftëtari.

Ndeshja tjetër e kësaj të diele në Superiore ishte ajo mes Laçit dhe Flamurtarit, në të cilën nuk u shënua asnjë gol.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN