Liverpool fiton me drithërima, përkohësisht në krye

Liverpool gjen një fitore të rëndësishme për ambiciet e fitores finale të titullit.

Fulham që deri pak kohë më parë ishte drejtuar nga trajneri i Romës Claudio Ranieri gjendet e parafundit në klasifikim dhe me shumë gjasa do të përshëndes Premier League në fund të sezonit, por sot në shtëpi ndaj djemve të Klopp bëri një figurë të mirë, duke e lenë në diskutim rezultatin deri në fund.

Edhe pse miqtë kaluan në avantazh me Mane në minutën ’25 pas një kombinimi të bukur, ata nuk mundën të finalizonin diferencën në cilësi dhe klasifikim për gjatë gjithë ndeshjes, duke pësuar edhe një gol në minutën e 73” nga holandezi Babel, si pasojë e një gabimi të rëndë të bashkëkombësit Van Dijk dhe portierit Alisson.

Një dush i ftohtë për Liverpool, që zgjohet dhe reagon pothuajse menjëherë, me aksione që finalizon në të 80-ën me një penallti ndaj sulmuesit Mane, e realizuar nga Millner.

Me fitoren e sotme, “të Kuqtë” arrin kuotën e 76 pikëve dhe kryesojnë përkohësisht klasifikimin, në pritje të Manchester City.

Shkarkoni aplikacionin e A2