Nju Jorku përuron “mrekullinë” e saj, 25 miliardë dollarë investim

Nju Jorku nuk dëshiron të mbetet pas kryeqyteteve aziatike, që gjithmonë e më shumë po përqendrohen te teknologjia dhe arkitektura bashkëkohore, dhe ka përuruar lagjen e quajtur Hudson Yards, projekti ndërtimor privat më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara.

Ish magazinat rreth portit në Lumin Hudson po shndërrohen në një nga zonat më të lakmuara të gjithë qytetit, dhe ndoshta të botës.

Hudson Yards do të kushtojë rreth 25 miliard dollarë, ku përfshihen më shumë se 100 dyqane dhe restorante luksoze, 4000 apartamente dhe 1 milion metra katrorë për zyra të ndryshme, ku do të përqendrohen kompani prestigjioze si CNN, Warner Media etj.

Përtej pjesës komerciale, kompleksi ndërtimor do të ketë edhe një vlerë arkitekturore dhe pamore të madhe për metropolin amerikan, me disa vepra që do mbeten si monumente të përhershme të çdo kartoline nga ky qytet.

Në veçanti bëhet fjalë për monumentin The Vessell, një strukturë futuriste kushtuar 150 milionë dollarë me formën e një hoje bletësh, dhe që kritika e ka cilësuar si “Kulla Eiffel” e Nju Jorkut.

Në 2020 do të përurohet edhe observatori më i lartë në Perëndim, me lartësi 395 metra, ndërsa brenda vitit 2024 i gjithë kompleksi do të ketë përfunduar.

Shkarkoni aplikacionin e A2