Panucci: Euro 2020, ose diçka speciale ose unë iki

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci doli ditën e sotme në një Konferencë për mediat, ku foli për dy ndeshjet e radhës të kombëtares ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Ai u pyet se cila do të jetë strategjia e tij në këto eliminatore, duke u shprehur se ndeshjet do të merren njëra pas tjetrës. Panucci u shpreh se nevojitet diçka speciale për të zënë vendin e dytë, por ai beson te kjo, në të kundërt, thotë që largohet.

“Ndeshje pas ndeshje do t’i marrim këto eliminatore. Këtu dikush ka dalë jashtë nga realiteti i futbollit. Ne jemi në grupin katër së bashku me Turqinë, Islandën dhe Francën. Nëse do të bëjmë mirë mund të dalim të tretët, nëse do të bëjmë diçka speciale mund të dalim të dytët dhe unë jam i bindur që mund të bëjmë diçka speciale. Në të kundër, unë largohem. Duhet të jemi të qetë dhe të përulur, sepse 2016-ta i ka bërë keq dikujt”, u shpreh Panucci.

Sa i përket Turqisë, kundërshtari i radhës, Christian Panucci u shpreh se skuadra do të provojë të fitojë edhe pse nuk e mohon se kundërshtari është më i fortë.

“Ajo që më shqetëson më shumë kur vij këtu është fakti që kemi shumë luhatje. Fitojmë me Turqinë, humbim me Kosovën. Kur djemtë e kanë atë zjarrin brenda mund të bëjmë gjëra shumë të rëndësishme. Unë jam i bindur se mund t’ia dalim shumë mirë me Turqinë dhe do të provojmë ta fitojmë ndeshjen. Turqia është një skuadër e fortë. Sapo ka ndryshuar trajnerin. Si skuadër është më e fortë se ne. Duhet të jemi më të fortë se ata për t’u mundur. Por unë kam shumë besim te djemtë dhe besoj se do ta mundim”, tha Panucci.

Shkarkoni aplikacionin e A2