Panucci: Provojmë të fitojmë ndaj Turqisë edhe pse janë më të fortë

17 MARS PANUCI frame 7188 1100x620

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, trajneri i kombëtares, Christian Panucci u shpreh se skuadra do të provojë të fitojë ndeshjen ndaj Turqisë edhe pse nuk e mohon se kundërshtari është më i fortë.

“Ajo që më shqetëson më shumë kur vij këtu është fakti që kemi shumë luhatje. Fitojmë me Turqinë, humbim me Kosovën. Kur djemtë e kanë atë zjarrin brenda mund të bëjmë gjëra shumë të rëndësishme. Unë jam i bindur se mund t’ia dalim shumë mirë me Turqinë dhe do të provojmë ta fitojmë ndeshjen. Turqia është një skuadër e fortë. Sapo ka ndryshuar trajnerin. Si skuadër është më e fortë se ne. Duhet të jemi më të fortë se ata për t’u mundur. Por unë kam shumë besim te djemtë dhe besoj se do ta mundim”, tha Panucci.