Tirana feston Ditën e Verës, Veliaj falenderon qytetarët, denoncon dhunën e opozitës

Kësaj here koha nuk e zhgënjen Erion Veliajn për festën e Ditës së Verës në Tiranë. Moti pranveror dhe dita e diel, favorizuan mbarëvajtjen e festimeve në kryeqytet.

Mbi 50 aktivitete artistike, sportive, panaire dhe lojëra të ndryshme janë organizuar përgjatë të dielës nga Bashkia e Tiranës.

Festimet janë çelur nga kryetari Erion Veliaj në sheshin “Skënderbej”, hapësirën dedikuar vetëm për argëtimin e fëmijëve.

Të shumtë ishin qytetarët që iu bashkuan festimeve të Ditës së Verës në kryeqytete e jo vetëm nga Tirana. “Skënderbej”, “Nënë Tereza”, bulevardi kryesor, kodrat e Liqenit dhe ish-Blloku ishin zonat ku u zhvilluan aktivitetet e Ditës së Verës.

Krahas muzikës dhe sportit, një kënd të veçantë në bulevard kishte panairi i policisë, ku efektivët ishin në dispozicion të fëmijëve.

Ndërsa një grup fëmijësh dhe prindërish marshuan para panairit të policisë me maska kundra gazi për t’u treguar çfarë ka ndodhur me ta në protestën e një dite më parë e jo vetëm.

Por Erion Velija deklaroi se Tirana në 17 mars iu përgjigj me festë dhunës së opozitës. Festimet për Ditën e Verës në Tiranë vijojnë deri në orët e vona të mbrëmjes, ku dhe qarkullimi do të jetë ndalur për mjetet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN