Tirana feston sot Ditën e Verës, koncerte dhe aktivitete

Kryeqyteti feston sot Ditën e Verës pas vendimit të Bashkisë së Tiranës për t’i shtyrë festimet nga data 14 në datën 17, me arsyetimin e motit të keq.

Me rastin e Ditës së Verës, Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë, që do të shoqërojë qytetarët gjatë gjithë ditës.

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët e Tiranës që të na bashkohen, por edhe qytetarët nga qytetet përreth dhe të gjithë Shqipërisë, apo edhe ata që po na ndjekin nga Maqedonia, Kosova e Mali i Zi, që e shohin Tiranën si epiqendrën e çdo gjëje ‘cool’, me art, kulturë, sport. Dita e Verës u la enkas të dielën që të kishim një ditë me diell, një ditë pushimi, ku miqtë tanë që do jenë në 50 skena të ndryshme në gjithë qytetin gjatë 24 orëve, të ishin me ne prezent. Jam shumë i lumtur që do të kemi një të diel fantastike”, u shpreh Veliaj një ditë më parë.

Kalendari i festimeve për Ditën e Verës

SHESHI SKENDERBEJ

-ORA 09:00 PANAIRI I GJELBER

-ORA 09:00-15:00 Përformanca artistike

– Shkolla të ndryshme të Tiranës

– Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes

– Tirana Art Fest

– Festivali Ritet e Pranverës

– ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE – Shfaqja 3 Derrkucet 1 ore

– ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE – Gatime nga femijet

– ORA 09:00-15:00 KENDI I PEDIATRIT

– ORA 09:00-15:00 PIKTURO QYTETIN TEND

-ORA 09:00-15:00: PANAIRI I SIPEMARRJES

-ORA 10:00- 13:00 PANAIRI I LIBRIT

-ORA 10:00- 13:00 LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”

BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT

-ORA 09:00-15:00 AKTIVITETET E ECOVOLIS Lojërat e dikurshme të rrugës

– ORA 09:00-15:00 SPORT ZONE

• Kids Atletik

• Vendosja e Koshave të Basketbollit

• 7 fusha mini tenisi.

• Dy rrjeta portative Volejbolli

• Tavolina Ping Pongu etj

-ORA 09:00-15:00 Panairi i Njesive Administrative- Perballe Hotel Dajtit

-ORA 10:00-15:00: Performanca artistike nga grupe kercimi hip hop dhe latin.

Banda e Qytetit: Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi Nënë Tereza dhe Parku Liqenit

SHESHI NENE TEREZA

– ORA 12:00-14:00: Shfaqje me motorra Red Bull FMX Shoë Albania. Sheshi “Nënë Tereza”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN