Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja te liqeni, zbardhet dinamika e ngjarjes

Nga A2 CNN
17 Mars 2019, 14:46 | Kronikë
Vrasja te liqeni, zbardhet dinamika e ngjarjes

Haxhi Baçinovski u ekzekutua në sy të djalit të tij minoren për hakmarrje nga vrasës me pagesë. Policia, një ditë pas ngjarjes, ka zbardhur dinamiken dhe falë dëshmisë së djalit të viktimës, ka arritur tek autorët.

Policia thotë se ka identifikuar autorët e vrasjes së 62-vjeçarit nga Fieri. Haxhi Baçinovski ishte duke vrapuar te Kodrat e Liqenit bashkë me djalin e tij kur dy personat i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa i biri, por edhe kalimtarë të rastit i shpëtuan fatmirësisht plumbave.

Për disa orë me radhë, në vendngjarje ekspertët kanë mbledhur prova që do të çojnë te zbardhja e ngjarjes.

https://a2news.com/2019/03/17/vrasja-te-liqeni-policia-arreston-nje-person-nuk-kallezoi-krimin/

Referuar dëshmive të mbledhura, autorët ishin të maskuar dhe të veshur me xhupa të zinj. Referuar burimeve policore, bëhet fjalë për dy persona nga Fieri me inicialet I.S. dhe I.B.

Po ashtu, ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të hershëm dhe arrestimi i tyre mbetet çështje orësh.

Për fëmijën, si dëshmitar okular, janë angazhuar edhe psikologët në asistencën e të cilëve ai ka dhënë dëshminë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu