1 vjetori i dëbimit të Gylenistëve nga Kosova risjell përplasjen Turqi-SHBA

1 vjetori i deportimit të 6 Gylenistëve nga Kosova ka risjellë përplasjet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë. Selia Diplomatike e Uashingtonit në Prishtinë, mbështet hetimin e autoriteteve, gjatë të cilit janë konstatuar 31 shkelje ligjore në operacionet e kryera nga Inteligjenca e Ankarasë.

Gjithashtu nënvizon se “presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike”. Ky qëndrim mbështetet edhe nga ambasada Gjermane dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa selia diplomatike e Turqisë në Kosovë citoi zëdhënësin e ministrisë së jashtme, i cili u kërkonte shteteve të ndryshme që mos t’i mbrojnë ndjekësit e imamit Fetullah Gylen, por t’i dorëzojnë ata tek drejtësia turke. Ankaraja e konsideron fondacionin e Gylenit organizatë terroriste.

Shkarkoni aplikacionin e A2