Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

3 të vdekur e 9 të plagosur në Utreht, Policia në ndjekje të turkut

Nga A2 CNN
18 Mars 2019, 15:26 | Bota

Tre vetë kanë mbetur të vrarë dhe nëntë të tjerë të plagosur, pas një person hapi zjarr në një tren në qytetin holandez, Utreht. Shifrat i konfirmoi kryetari i Bashkisë së qytetit, ndërsa autoritetet janë vënë në ndjekje të shtetas turk, të identifikuar si Gokmen Tanis, 37 vjeç. Fotot e tij janë shpërndarë për të paralajmëruar publikun që të mos i afrohet.

Policia po e konsideron ngjarjen si një sulm terrorist dhe ka urdhëruar për mbylljen e shkollave, ndërsa siguria në ambientet publike është rritur ndërkohë që janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

“Nuk përjashtohet pista e terrorizmit”, tha koordinatori i njësisë anti terrorizëm Pieter-Jaap Aalbersberg. “Ka ende shumë paqartësi në këtë pikë dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur të gjitha faktet.

Aalbersberg tha se sulmet kanë ndodhur në disa zona, por nuk dha detaje më të hollësishme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë