Balla: PS gati për zgjedhjet lokale

Më 23 mars socialistët do të mbajnë Kongresin. A2 CNN zbardhi axhendën paraprake të tij, nga mbledhja e sotme e kryesisë së PS.

Takimi në Pallatin e Kongreseve do të nisë në orën 10:00 dhe do të jetë i ndarë në tre sesione dhe tre janë shtyllat kryesore, shembujt e qeverisjes lokale, bashkëqeverisja dhe pakti për universitetin.

Ftesë për pjesëmarrje i është dërguar edhe ish-liderit të PS, Fatos Nano dhe Kryeministrave të tjerë socialistë, sipas statutit të PS.

Ndërkohë, nga mbledhja e grupit, Rama mësohet t’i ketë kërkuar të tijve që të mos bëjnë asnjë mungesë të shtunën.

Nga ana tjetër, socialistët duket se janë afër përfundimit të listës për kandidatët për kryebashkiak, por nuk do t’i publikojë në kongres. Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS, sqaroi për mediat se Brenda ditës së sotme dorëzohen edhe emrat për komisionerë në KZAZ, ndërkohë që PD ka refuzuar.

Po sot kryesia zgjodhi sekretar për reformën zgjedhore Damian Gjiknurin. Kuvend qëndron pezull drafti me ndryshimet e propozuara nga PS për reformën zgjedhore.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN