Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Deputetët kërkojnë verifikime për lirimet në Polici

Nga A2 CNN
18 Mars 2019, 16:30 | Aktualitet
Deputetët kërkojnë verifikime për lirimet në Polici

Në paraqitjen e tij të parë në komisionin e sigurisë mbi raportin vjetor të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, deputetët i kërkuan Muhamet Rrumbullakut që institucioni që ai drejton të kryejë verifikime mbi shkarkimet e fundit ne polici.

Vetëm pak kohë më parë nga detyra u lirua drejtori i Policisë së Tiranës i cili pasoi me një sërë largimesh të tjera në drejtoritë kryesore të vendit si Vlora, Fieri por edhe Durrësi, me largimin e drejtoreshës se Policisë kufitare.

Por, për kreun e SHÇBA, institucioni që ai drejton ka nevojë për rritje të kapaciteteve. “Kërkohet t’i jepet rëndësi rritjes së kapaciteteve të burimeve njerëzore, për njohjen e gjendjes dhe zhvillimit të hetimit proaktiv ndaj fenomeneve kriminale ku implikohen subjektet e këtij shërbimi”, u tha Rrumbullaku deputetëve.

Gjatë komisionit, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, mësohet se Rrumbullaku ka kërkuar që SHÇBA të jetë e pavarur në mënyrë që të mos ndikohet politikisht siç ka ndodhur në të kaluarën. Për sa i përket vetting-ut ai tha para deputetëve të mazhorancës se kryerja e tij për efektivët bazë nga SHÇBA ul ndjeshëm kostot.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli