Iu sekuestruan 17 mijë euro të gjetura në banesë, refuzohet kërkesa e gjyqtarit për t’ia kthyer

Gjykata për Krimet e Rënda refuzon kërkesën e gjyqtarit Skënder Damini dhe djalit të tij, Lisien Damini, për kthimin e një shume prej 17 mijë eurosh të sekuestruara në banesën e tyre.

Paratë u gjetën gjatë kontrollit të banesës së tyre për llogari të hetimit të nisur ndaj gjyqtarit Damini, një prej tre gjyqtareve që vendosi heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda.

Gjatë kontrollit në banesën e tij më 15 shkurt u gjendën edhe municione, ndërsa shuma e parave u gjet e fshehur në sirtarët e veshjeve të brendshme. Policia pati ushtruar kontroll edhe në shtëpinë e tij në Vlorë.

Mbi Daminin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN