Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kriza politike, Meta: Për të ardhur keq, thirrje për reflektim

Nga A2 CNN
18 Mars 2019, 14:06 | Politikë
Kriza politike, Meta: Për të ardhur keq, thirrje për reflektim

Pas krizës politike të krijuar në vend, Presidenti Ilir Meta apelon palët që të ulen në dialog dhe të mendojnë për interesat e vendit dhe te qytetarëve të saj, me qëllim forcimin e rolit të Shqipërisë në Gadishullin e Ballkanit.

“Është për të ardhur keq që palët kanë nxitur dhe po nxitojnë për të thelluar këtë krizë, por përsëri është detyra ime është që të bëjë thirrje për reflektim pasi duhet të shikojmë interesin e vendit dhe qytetarëve”, deklaron Meta.

Kreu i shtetit thekson se klasa politike në Shqipëri duhet të mbajë përgjegjësi, ndërsa ky ngërç shtoi Meta, duhet të zgjidhet me transparencë dhe larg pazareve dhe shpërdorimeve të mundshme të ndonjë ndërkombëtari.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani