Kriza politike, reagon KQZ: Po rrezikoni cilësinë e zgjedhjeve

Situata politike po jep shenjat e para tek përgatitja e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Sot është afati i fundit për depozitimin e propozimeve për Komisionet e zonave te administrimit zgjedhor.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se deri tani asnjë nga partitë politike që e gëzojnë këtë të drejtë, nuk ka sjellë pranë KQZ-së propozime për komisionerë të nivelit të dytë.

KQZ u bëri apel partive politike që të respektojnë afatin ligjor dhe t’i japin fund një praktike që ka ndodhur në çdo proces zgjedhor.

Administrata zgjedhore duhet të trajnohet dhe kualifikohet për kryerjen e detyrave. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e procesit dhe dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve, deklaroi sot zëdhënësja e KQZ.

Shkarkoni aplikacionin e A2