Kush shpenzon më shumë para në futboll?

moneyy 1100x620

Futbolli ka qenë gjithmonë një industri e madhe, ku klubet investonin gjithmonë e më tepër.

Por, financat morën përmasa të pabesueshme në shekullin e 21-të. Nëse në fillimin e viteve ‘90 Barcelona ishte klubi që kishte shpenzuar më tepër, me 45 milionë euro, në vitin 2000, epoka e milionave nisi nga Interi.

Zikaltërit ishin të parët që kaluan kuotën e 300 milionë eurove, për një dominim që vazhdoi deri në vitin 2005, kur në skenë doli Chelsea.

Më tej, nisi epoka galaktike e Realit të Madridit, me spanjollët që morën kreun në vitin 2008. Ajo ishte periudha kur mes dhjetë klubeve të para u ngjit Manchester City, klub që në harkun e një dekade ka investuar shifra të pabesueshme.

Sitizëns kryesojnë me plot 1 miliard e 346 milion, të ndjekur nga Chelsea dhe Manchester United. Më tej, janë Reali dhe Barcelona, me PSG që është ngjitur vrullshëm.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 19 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 846 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 312 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 469 pacientë në spitale, 31 në terapi intensive, 11 të intubuar