Lenjani del hapur kundër Panucit: Me lot në sy, nuk vi sa të jesh ti aty

Ermir Lenjani ka publikuar në rrjetet sociale një deklaratë të fortë kundër trajnerit të Kombëtares Christian Panucci. Në deklaratë, Lenjani thotë se “sa herë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe”  duke pranuar edhe stolin “por jam respektuar gjithmonë”.

Por me ardhjen e Panuccit, lojtari i Sion thotë se po injorohet nga “trajneri momental i Kombëtares”, edhe pse po luan rregullisht në Zvicër.

Tonet ngrihen akoma më shumë kur lojtari rrëfen se “kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO”, dhe jep verdiktin e tij”: “Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty”. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djalë i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”.

Një deklaratë e fortë që i mbyll dyert e Kombëtares historik lojtarit deri në përfundimin e epokës Panucci, dhe ndoshta edhe më tej.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN