Magjitë e Messit “çmendin” dhe kundërshtarët!

Lionel Messi ka koleksionuar një tjetër 90 minutësh të jashtëzakonshëm në La Liga, në fitoren 1-4 të Barcelonës një natë më parë në stadiumin “Benito Villamarín” të Betis.

Sulmuesi argjentinas realizoi një tripletë në këtë ndeshje, ndërsa goli i tretë ishte një perlë e vërtetë, i cili bëri të ngrihen në këmbë e ta duartrokasin edhe tifozët e Betis.

Messi foli pas ndeshjes dhe u shpreh se nuk i kujtohej t’i ketë ndodhur një gjë e tillë më parë. “Nuk më kujtohet të jem duartrokitur nga tifozët rivalë për një gol në të kaluarën”, u shpreh argjentinasi.

Shkarkoni aplikacionin e A2