Ndërprerje energjie në kryeqytet, zonat pa drita

Duke nisur nga sot e përgjatë ditëve të ardhshme, një pjesë e zonave të Tiranës do të kenë kufizime energjie. Për shkak të punimeve në kabina nga Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike, pa drita do të jenë nga ora 09:00 deri në 14:00 rrugët Thanas Ziko, 4 Dëshmorët, Ali Visha dhe Drago Siliqi.

Nga ora 8:00 deri në 16:00, pa drita do të jetë zona Paskuqan, Babrru, Kodra e Kuqe, Bathore, zona pranë shinave të trenit, Kodër Kamëz, zona pranë Universitetit Bujqësor, rruga Jordan Misja dhe një pjesë e Kombinatit.

Ndërsa në datat 19 dhe 20 mars, nga ora 8 e mëngjesit, deri në orën 16:00, pa energji elektrike do të jetë Kinostudio, Tufina dhe fshatrat Tujan, Ferraj e Carrë ditën e martë, ndërsa ditën e mërkurë Komuna Dajt dhe Babrruja pjesërisht.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN