Panucci e nis me përplasje, Strakosha humb avionin, trajneri e kërcënon

Edhe pse ka premtuar se do të jetë një situatë dhe një Shqipëri ndryshe nga ajo e dy viteve të fundit, trajneri Panucci e ka nisur këtë edicion me një tjetër përplasje.

Këtë herë me portierin Tomas Strakosha. Menjëherë pas ndeshjes me Lazion, gardiani provoi të nisej drejt Shqipërisë, për grumbullimin e kuqezinjve, por për shkak te trafikut në Rome humbi avionin.

Në këtë situatë, Strakosha njoftoi trajnerin për ngjarjen, me Panuccin që i tha se nëse nuk paraqitej në grumbullim në orarin e përcaktuar, më mirë të kthehej në shtëpi.

Trajneri ka kërkuar që në ekip të ketë portierin e Shpresave, Gentian Selmani. Situata do të zbardhet gjatë ditës së sotme, në stërvitjen e parë të Kombëtares.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN