Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Policia dështoi me “Jelekët e Verdhë”, Macron po mendon

Nga A2 CNN
18 Mars 2019, 16:37 | Bota

Masat e sigurisë dështuan gjatë protestës së Jelekëve të Verdhë. Ky fakt u pranua nga autoritetet franceze pas trazirave të së shtunës në Paris. Ekzekutivi është në qendër të një vale kritikash për keq menaxhimin e situatës. Pavarësisht numrit të lartë të agjentëve të angazhuar për mbarëvajtjen e manifestimeve, protestuesit arritën të digjnin kioska dhe të shkatërronin e plaçkisnin biznese të ndryshme në Paris.

Ministria e Brendshme franceze tha se agjentët u konfrontuan me disa individë, të cilët synonin vetëm nxitjen e dhunës dhe trazirave. Laurent Nunez, zyrtar i ministrisë, tha për gazetarët: “Kishim disa gjëra që nuk funksionuan. Jam në ngarkim të rendit dhe sigurisë publike, dhe po, ishte një dështim. Por dua të nënvizoj se çdo gjë që kemi bërë që prej fillimit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë është përmirësimi i masave”.

Për shkak të këtij dështimi në garantimin e rendit dhe sigurisë, presidenti francez Emmanuel Macron, u takua me ministrat, ndërsa mësohet se po shqyrton ndalimin e të gjitha demonstratave në Champs Elysees. Macron ka paralajmëruar masa të rrepta për të parandaluar përsëritjen e skenarëve të dhunës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani