Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Presidenti i Kinës, tur në Europë nxitjen e tregtisë

Nga A2 CNN
18 Mars 2019, 16:02 | Bota
Presidenti i Kinës, tur në Europë nxitjen e tregtisë

Lideri kinez Xi Jinping do të zhvillojë vizita shtetërore në Europë këtë javë, në përpjekje për të nxitur marrëdhëniet tregtare me kontinentin, njëkohësisht teksa përpiqet të ndalë luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Xi do të udhëtojë në Francë, Itali dhe Monako, me ftesë të krerëve të shtetit të këtyre tre vendeve. Turi i Xi vjen në një moment kur fuqitë europiane po përpiqen të balancojnë influencën kineze me dëshirën për investime të mëtejshme.

Italia po konsideron të nënshkruajë një memorandum mirëkuptimi për të marrë pjesë në programin ‘Një brez, një rrugë’ dhe po forcon marrëveshjet me kompanitë kineze në fushën e bankingut dhe energjisë.
Franca nga ana tjetër kërkon të imponojë gjoba ndaj prodhuesve të pajisjeve, përfshirë gjigandin kinez Huawei.

Vetë Kina ndërkohë është zotuar të përfshijë edhe disa firma amerikane dhe europiane në projektin gjigand të infrastrukturës, për të larguar kritikat që thonë se nisma ‘një brez, një rrugë’ synon të rrisë ndikimin e Kinës në shtetet që prek.

A2 CNN Livestream

Dita jonë