Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ramadani dhe Trashi zëvendësojnë të dëmtuarit, Bares nuk i jep “vizën” Malaga

Nga A2 CNN
18 Mars 2019, 21:14 | Futboll
Ramadani dhe Trashi zëvendësojnë të dëmtuarit, Bares

Ndërron sërish lista e të grumbulluarve të Kombëtares. Mesa duket nuk ka paqe për Panuccin në këto përgatitje për ndeshjet e para kualifikuese.

Paraprakisht u njoftua se do të ishin Keidi Bare dhe Kastriot Dermaku që do të zëvendësonin të dëmtuarit Andi Lila dhe Egzon Binaku, por në fakt nuk është kështu.

Zëvendësuesit e të dëmtuarve do të jenë në fakt Ylber Ramadani dhe Lorenc Trashi, protagonist ky i fundit në Superiore me Partizanin.

Mungesa e Keidi Bares është në fakt e kushtëzuar nga refuzimi i ekipit të tij spanjoll, Malaga, për të “dorëzuar” mesfushorin e tyre titullar në minutën e fundit, duke parë edhe klasifikimin e saj që ve në dyshim ngjitjen në La Liga.  Sipas rregullave, klubi duhej njoftuar disa ditë para grumbullimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani