Sulmi me armë në Holandë, arrestohet autori, shënjestra e tij ishte një grua

Merr fund arratia për 37 vjeçarin Gëkman Tanis, shtetasin turk, i cili vrau 3 persona dhe plagosi 5 të tjerë në Holandë.

Gjatë paradites të së hënës ai qëlloi me armë zjarri brenda një trami dhe në zona të tjera të qytetit të Utrehtit.

Sipas dëshmitarëve, shënjestra e Gëkman Tanis ishte një grua. Por ai qëlloi edhe ata që u përpoqën ta mbronin atë.

Agresori ishte i njohur për drejtësinë holandeze pasi kishte dhe precedentë të tjerë penalë, mes të cilëve dhe një për dhunë ndaj një gruaje. Gjatë ditës autoritetet u alarmuan nga kjo ngjarje dhe rritën nivelin e kërcënimit në atë maksimalin.

Forca të shumta policore u angazhuan në të gjithë qytetin e Utrehtit, ndërsa banorëve iu kërkua që të tregojnë kujdes të shtuar. Fillimisht rasti po trajtohej si akt terrorist, por tashmë duket se kjo pistë është rrëzuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN