Të shtëna me armë në Holandë, dyshohet për disa autorë

Disa vetë kanë mbetur të plagosur pasi një person ka hapur zjarr ndaj tyre në një tren në Utreht të Holandës. Policia konfirmon ngjarjen ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ambulancat janë parë në zonë.

Policia e Utrehtit konfirmon se ka disa të plagosur dhe ka nisur “gjuetia” për autorin e dyshuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Por mediat ndërkombëtare citojnë një dëshmitar okular që thotë se ka parë katër persona duke qëlluar një grua me armë, e cila bërtiste “nuk kam bërë asgjë” ndërsa rrëzohej në tokë.

Jimmy de Koster tha për “Utrecht TV”: “Po kthehesha nga puna kur ndodhi. Po qëndroja në semafor kur pashë një grua që ishte në të diku mes të 20-ave dhe 30-ava. Në atë moment dëgjova tre të shtëna ndërsa katër burra fillimisht u përpoqën ta tërhiqnin e më pas u larguan duke e lënë aty”.

Shkarkoni aplikacionin e A2