Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Terror pranë "Petro Ninit" në Tiranë, vritet Jurgen Kurti

Nga A2 CNN
18 Mars 2019, 22:48 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Tiranës, aty ku sipas disa informacioneve paraprake shtetasi Jurgen Kurti është vrarë në një rrugicë jo shumë larg nga gjimnazi "Petro Nini".

Kurti ishte i njohur në fushën e showbizit për jetën e tij luksoze por veçanërisht nga kronika e zezë.

Ai u arrestua  në prill të 2016 pas vrasjes së të atit Artur Kurti, ndërsa u dha arrest me burg për dajën e tij, Leonard Ristanin, që mori përsipër autorësinë e vrasjes.

Më vonë u përfshi në vrasjen e Agim Arapit në prillin e 2017 në një dyqan ushqimor në Durrës.

Sipas burimeve, për vrasjen është shpallur në kërkim një person me një automjet Benz tip "E Class" i zi me targa AA 927.

A2 CNN Livestream

Dita jonë