Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

100 ditë para zgjedhjeve, PS në kërkim të 61 kandidatëve

Nga A2 CNN
19 Mars 2019, 15:06 | Politikë
100 ditë para zgjedhjeve, PS në kërkim të 61

Kongresi i 23 marsit nuk do të jetë vendi ku do të zbulohet e gjithë lista me kandidatët për kryetar bashkie. Përgjatë muajve të fundit, kryesocialisti Edi Rama ka rikonfirmuar disa prej tyre për një mandat të dytë, nga turi për Bashkinë që duam, duke nisur nga Korça Sotiraq Filo, apo Armando Subashi në Fier.

Ndërkaq, emra të mundshëm që mund t’i shtohen listës janë edhe ish zëvendësministri i Arsimit, i akuzuar për plagjiaturë, Ervin Demo, në Berat; në Elbasan prefekti aktual e ish-vartësi i Damian Gjiknurit, por edhe ish-jurist i PS, Gledian Llatja , në Vlorë e Tepelenë kryebashkiakët aktualë, Dritan Leli dhe Tërmet Peçi.

Në Durrës, me Dakon në pikëpyetje nga skandalet, duket se po shkohet drejt largimit të tij. Emri i mundshëm është ai i Spartak Kovaçit, kreu i Ujësjellës-kanalizimeve në këtë qytet. Kruja do t’i besohet për një mandat të dytë Artur Bushit, edhe ky një emër jo pak i akuzuar nga opozita më herët.

Ndërsa Lezha do të shkojë në zgjedhjet e 30 qershorit me kandidaturën e Pjerin Ndreut. Në Kukës, Safet Gjici do të kërkojë t’i marrë Bashkinë demokrateve.

Tirana ende nuk është zyrtarizuar, por Erjon Veliaj do të jetë kandidat edhe për një mandat të dytë, ndërsa PS ka marrë kohën e saj për kandidatin e Shkodrës, që njihet si bastion i së djathtës. Por të gjithë këta janë emra në diskutim, pasi lista mund të ketë të tjera ndryshime të minutës së fundit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë