Hasan Lika lë Vllazninë për arsye emigrimi

E marta ka qenë dita e fundit për Hasan Likën në drejtimin e Vllaznisë. Pas stërvitjes së paradites, ishte vetë Lika që i ka komunikuar skuadrës këtë largim për arsye emigrimi.

Vetë trajneri e konfirmon këtë largim për shkak se do të nisë një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.

“Ishte një periudhë shumë e mirë për mua në drejtimin e Vllaznisë. Më vjen keq nga ky largim, por këto ishin kushtet e mia familjare. Në fundin e këtij muaji më skadon viza për në Amerikë. Vllaznisë i uroj suksese në Kategorinë Superiore”, deklaroi Hasan Lika pas largimit nga stoli i Vllaznisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN