Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ka PD-ja një Plan B? Bardhi: Aksioni politik dhe organizimi për zgjedhjet janë procese paralele

Nga A2 CNN
19 Mars 2019, 23:15 | Politikë
Ka PD-ja një Plan B? Bardhi: Aksioni politik dhe organizimi për

Protesta e bujshme e Partisë Demokratike, që dogji mandatet e saj parlamentare, për gati një muaj shndërroi politikën shqiptare në një fushë asimetrike ku një palë zgjodhi sheshin dhe jo Parlamentin.  

Por ky nuk është normalisht i vetmi dimension i partisë më të madhe opozitare. Këtë e konfirmon në A2 Gazmend Bardhi, i cili thotë se “të dyja proceset, qoftë aksioni politik për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme” si dhe organizimi “për zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje lokale vijojnë”.

Zgjedhjet e lira, ose më mirë mungesa e tyre, për Bardhin, ka qenë gjithmonë edhe një nga ngërçet që ka penguar Bashkimin Evropian për një vendim pozitiv për çeljen e negociatave, dhe që “zgjat të paktën prej 5 vitesh, që nga 2014, ku Shqipëria, për fatin tonë të keq, gjatë qeverisjes së Edi Ramës nuk ka bërë asnjë hap përpara me procesin e integrimit.

Për shkak të këtij dështimi, për sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, “gjithmonë gjendet një alibi tek aksioni politik i opozitës”, ku më i fundit dhe, sipas tij, më i pabesueshmi është historia e ndikimi trus.

A2 CNN Livestream

Dita jonë