Kongresi i PS, Peza: Fatos Nano ka pranuar ftesën

Alfred Peza, sekretar për mediat në PS, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Dita Jonë” në A2CNN nga ku foli për kongresin e 23 marsit të Partisë Socialiste.

Peza tha se kongresi është i parashikuar muaj më parë dhe është një kongres elektoral. “PS vazhdon axhendën politike të vendosur muaj më parë, pa ditur se çdo të ndodhte sot. PS do të shkojë në zgjedhje, me apo pa PD. Axhendën nuk e dikton dot asnjë nga partitë politike, por vullneti i popullit shqiptar. Strukturat e PS do të përfaqësojnë edhe nëse Dako apo Sejdini do të jenë sërish kandidatë për kryetarë bashkie”.

Një ditë më parë, A2CNN raportoi se për kongresin e 23 marsit të PS i është dërguar ftesë edhe ish-kryeministrit Fatos Nano, për të cilin Peza u shpreh se e ka pranuar ftesën.

Ndërkohë, Peza shprehet se vendi nuk është në krizë politike, por sipas tij, por opozita po përpiqet të injektojë krizën e lidershipit të saj në sistem nëpërmjet daljes nga sistemi.

Shkarkoni aplikacionin e A2