Kryetarja e LRI në Vlorë kërkon mandatin

Enada Koçiraj, kryetarja e LRI në Vlorë, kërkon në KQZ mandatin e deputetit.

Në mesditë, ajo ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe të mërkurën institucioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë për t’i kaluar mandatin.

Koçiraj bëhet e 11-ta kandidate që del nga radhët e LSI mbi vendimin e grupit për të mos pranuar mandatet, nga 17 deputete në total të LSI.

Enada Koçiraj do të betohet të enjten në Kuvend, së bashku me Ralf Gjonin dhe Nimet Musain, duke e çuar në 96 numrin e ligjvënësve në Kuvend.

Shkarkoni aplikacionin e A2