Kundërpërgjigja ndaj Simeones, Ronaldo zyrtarisht nën hetim nga UEFA – A2

Kundërpërgjigja ndaj Simeones, Ronaldo zyrtarisht nën hetim nga UEFA

Veprimi i Cristiano Ronaldos në përfundim të sfidës ndaj Atletico Madrid ka përfunduar zyrtarisht nën hetim nga ana e UEFA-s.

Kundërpërgjigjja ndaj Diego Simeones, përfshihet në listën e “sjelljeve të pahijshme dhe të dënueshme”, me CR7 që rrezikon tashmë pezullimin në takimin e parë ndaj Ajax në çerekfinalet e Champions.

Rasti në fjalë do të diskutohet këtë të enjte nga komisioni i disiplinës në UEFA, ndërkohë që Juventus mbetet në ankth për portugezin dhe kërkon të njëjtin dënim sikurse Simeone, me vetëm një gjobë 20 mijë euro.

Shkarkoni aplikacionin e A2