Ligji i ri në Rusi bllokon portalet që shajnë qeverinë

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën legjislacionin që u mundëson autoriteteve të bllokojnë faqe të caktuara interneti dhe të japin dënime për “lajme të rreme” apo për materiale që i konsiderojnë si fyerje ndaj shtetit ose publikut.

Të dyja ligjet, që kritikët i shohin si përpjekjeje të Kremlinit për të rritur kontrollin mbi internetin dhe për të shtypur disidentet, u nënshkruan nga numri një i Kremlinit më 18 mars.

Legjislacioni i ri autorizon prokurorin e përgjithshëm dhe zëvendësit e tij për të përcaktuar se çfarë përbën lajm të rremë, por pa një vendim gjyqësor.

Më pas mbikëqyrësi i komunikimit ka të drejtë të bllokojë faqet apo llogaritë në internet. Për publikimin e “lajmeve të rremë”, parashikohen gjoba deri në 1500 dollarë për individët, dhe 5-fish më shumë për kompanitë.

Shkarkoni aplikacionin e A2