Lleshaj pritet me protesta në Durrës

Është pritur me protesta në Durrës ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një takimi të organizuar në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.

Sapo ka mbërritur në ambientet e universitetit, ministri i shoqëruar nga Dako dhe Ardi Veliu, është pritur nga një grup të rinjsh me pankarta në duar, të cilët iu drejtuan Lleshjat me thirrjet “turp-turp-turp”.

Ata e kanë akuzuar ministrin se i ka helmuar me gaz lotsjellës, gjatë protestave të opozitës në kryeqytet. Po ashtu i kanë kujtuar kanabizimin e vendit gjatë kohës që ministri mbante detyrën e këshilltarit për sigurinë, pranë kryeministrit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN